Please enter at least 3 characters.

Shpërndahen pako me ndihma për familje skamnorësh në rajonin e Pollogut

2016/03/Euro-Human.jpg

Dega në Tetovë e organizatës humanitare ''EuroHuman'' ka vazhduar edhe këtë muaj me dërgimin e pakove me ndihma për familjet skamnore të rajonit të Pollogut, njofton Telegrafi.

Sipas programit për këtë muaj, sot janë vizituar 15 familje në Tetovë, Trebosh, Odër, Orashë, Llaskarcë, Sllatinë dhe Zhelinë, të cilave u janë shpërndarë ndihma si: veshmbathje, produkte ushqimore, si edhe produkte higjienike,

Këto ndihma janë donacione vullnetare të qytetarëve të Pollogut, të cilët kontributin e tyre ia kanë besuar shoqatës humanitare ''EuroHuman'', e cila përveç përkujdesjes ndaj skamnorëve në tërë Maqedoninë, vazhdon të kontribojë edhe në përkujdesjen ndaj refugjatëve sirianë./Telegrafi/

Promo

Top 5

Nga Rubrika

Në trend Botë

Më të lexuarat