Please enter at least 3 characters.

Shkoi në restorant për të kërkuar para, fitoi vendin e punës

2016/03/1425542_922876951143300_6634718409064806780_n-e1459331026547.jpg

Pak javë më parë, një i pastrehë kishte shkuar në një restorant në Mineapolis për të kërkuar ndihmë në para. Por pronarja, Cesia Abigail Baires kishte një ide tjetër – ajo i ofroi një vend pune.

“E shikova dhe i thash “pse ju nuk punoni? A e dini se as mua nuk më jepet asgjë falas?”, ka treguar ajo, transmeton Telegrafi.

"Ai tha: E pra, unë kam shumë vepra penale dhe askush nuk dëshiron të më punësojë".

Baires tha se situata nuk është e pazakontë në lagjen e saj.

"Ka shumë njerëz që ecin nga këtu, ka shumë aktivitete të drogës dhe të krimit këtu", ka shtuar më tej ajo. "Nëse më kërkojnë të holla, unë iu ofrojë ushqim". /Telegrafi/