Please enter at least 3 characters.

Shamia e xhepit

2016/01/f.0425004742196_m.jpg

Na pëlqen ideja e “dasmës perfekte” jemi të gatshëm të lodhemi për muaj të tërë që çdo gjë të jetë e përkryer. Për sa i përket dhëndrit, ai vesh gjithmonë një kostum elegant, shpesh të zi, blu ose gri të errët. Ka nga ata që preferojnë ngjyra të ndryshme për xhaketa është gjithmonë e kompletuar.

Përpara, në lartësinë e zemrës, ndodhet një xhep i vogël dhe mund të përdoret në tre mënyra.

Disa prej meshkujve preferojnë ta lënë bosh, disa të tjerë preferojnë ndonjë aksesor, si një shami, zakonisht me ngjyrë e cila dallon nga ngjyra e kostumit, e cila mund të kombinohet shumë bukur me kravatën ose me aksesorët e nuses.

Një zgjidhje tjetër është që në xhepin e vogël të xhaketës mund të vëmë një lule, jo shumë të madhe, për të dhënë idenë e romantikes, ku dhëndri mund ta zgjedhë atë njësoj si buqeta e nuses. /Telegrafi/