Please enter at least 3 characters.

Shakira pushton Brazilin: koncert historik përpara 2 milionë spektatorëve

Shakira performoi para rreth dy milionë njerëzve në një koncert falas në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, të shtunën në mbrëmje.

Këngëtarja u ngjit në skenë rreth orës 23:00, në kuadër të turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, duke interpretuar hitet si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “La Bicicleta”.

Ajo e mbylli performancën me “BZRP Music Sessions #53”, këngë e publikuar pas ndarjes nga Gerard Pique, shkruan DailyMail.

Gjatë koncertit, Shakira kujtoi fillimet e saj në Brazil: “Erdha këtu 18 vjeçe me ëndrrën për të kënduar për ju. Tani shikojeni këtë – jeta është magjike”.

Ajo theksoi gjithashtu mesazhin e forcës së grave: “Sa herë rrëzohemi, ngrihemi më të mençura”.

Shfaqja u shoqërua me kostume të dizajnuara nga Etro, valëvitje të flamurit brazilian dhe një finale me fishekzjarrë.

Sipas kryetarit të bashkisë, Eduardo Cavaliere, koncerti synonte të nxisë ekonominë lokale dhe pritet të gjenerojë qindra miliona të ardhura.

Ngjarja pason koncertet e mëdha në të njëjtin vend nga Lady Gaga dhe Madonna.

Ndërkohë, u raportua edhe vdekja e një punonjësi gjatë përgatitjeve të skenës për koncertin. /Telegrafi/


@prefeitura_rio Vai começar Rio! 🐺🪭A gente já consegue ouvir ou uivos - e os leques - aqui de cima! #shakira#copacabana#todomundonorio#riodejaneiro♬ som original - Rio