Please enter at least 3 characters.

Shakhtari shkatërron Baselin, në gjysmëfinale takohet me Interin

2020/08/GettyImages-1265284663.jpg
301:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - AUGUST 11: Dodo of Shakhtar Donetsk celebrates after scoring his sides fourth goal during the UEFA Europa League Quarter Final between Shakhtar Donetsk and FC Basel at Veltins-Arena on August 11, 2020 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Shakhtar Donetsk ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Baselit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Veltins Arena”, ukrainasit ishin më të mirë dhe e nisën ndeshjen me gol.

Që në minutën e dytë, Junior Moraes, shënoi për 1-0, duke iu treguar zviceranëve që do të jetë ndeshje e vështirë për ta.

Shakhtar Donetsk (Foto: Lars Baron/Getty Images)

Në minutën e 22-të, Taison shënoi për 2-0, duke i quar në pushim ukrainasit me një rezultat solid.

Në pjesën e dytë Baseli u mundua që të bëjë disa ndryshim, por që nuk arriti të kthehej në lojë.

Në minutën e 75-të, Alan Patrick, shënoi nga pika e bardhë për 3-0, duke shuar çdo shpresë të Baselit.

Pamje nga ndeshja (Foto: Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)

Braziliani tjetër, Dodo shënoi për 4-0 në minutën e 88-të, duke e nisur festën e Shakhtarit që kaloi në gjysmëfinale.

Krejt cka bën Baseli ishte një gol në kohën shtesë me Ricky van Wolfsëinkel për 4-1.

Shakhtar do të takohet në gjysmëfinale me Interin. /Telegrafi/