Seven Saraqi së shpejti publikon videoklipin e ri (Foto/Video)
14/09/2016
Këngëtari i njohur Seven Saraqi gjatë muajit korrik erdhi me porjketin e tij të fundit muzikor "Çdo ditë", i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku i tij.
Së fundmi ai ka bërë të ditur se është në përgaditje të videoklipit të tij më të ri, i cili pritet të dalë shumë shpejt.
Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, teksa ka publikuar një foto dhe një vide nga xhirimet e videoklipit, ku ka treguar se brenda tij do të ketë edhe koreografi.
Kënga dhe teksti janë realizuar nga vetë Seveni, ndërsa videoklipi po punohet nga produksioni Imagine Films. /Telegrafi/


