Sermaxhaj fajëson trajnerin për rezultatet e dobëta
28/10/2014
Drita aktualisht është në vend të dhjetë me 12 pikë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Sermaxhaj tregon se me fajin e kujt Drita është fundosur, raporton BotaSot.
“Drita është në zonën e rrezikut për momentin por me lojërat të cilat i ka shfaq gjatë këtij stinori nuk e ka merituar këtë pozitë. Çdo herë kur ndodhesh në këtë situatë përgjegjësia dikujt duhet t’i takoj! Mendoj që kryekëput për rezultate të dobëta ka qenë trajneri (Agron Selmani), i cili tani më nuk është pjesë e klubit, ka dhënë dorëheqje”, tha Sermaxhaj. /Telegrafi/


