SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 - përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android
SCUF Omega është një kontrollor i ri me performancë të lartë për PlayStation 5, i cili mund të përdoret gjithashtu edhe në PC, iOS dhe Android.
Ky kontrollor është prezantuar si pajisje e licencuar zyrtarisht për PS5 dhe është ndërtuar për lojtarë që kërkojnë më shumë kontroll dhe personalizim gjatë lojës. Ai vjen me shumë funksione shtesë, përfshirë butona të programueshëm dhe opsione të avancuara konfigurimi përmes një aplikacioni mobil.
SCUF Omega ofron gjithsej 28 hyrje (inpute), përfshirë edhe 11 butona shtesë të personalizueshëm si paddle në pjesën e pasme, butona anësorë dhe G-keys. Këto mund të rikonfigurohen sipas lojës ose stilit të lojtarit, duke e bërë reagimin më të shpejtë gjatë video-lojës.
Një nga veçoritë kryesore është aplikacioni për telefon, i cili lejon rregullimin e ndjeshmërisë së butonave, zonave të levës (deadzone) dhe konfigurimeve të ndryshme të kontrollit në kohë reale.
Kontrollori përdor gjithashtu teknologji të avancuar si “instant triggers” për reagim më të shpejtë, si dhe levë magnetike të qëndrueshme që ndihmojnë në uljen e konsumimit dhe problemit të “drift-it”. Për përdorim në PC, ai ofron shpejtësi shumë të lartë reagimi (1000Hz).
SCUF Omega është projektuar për lojëra konkurruese dhe përdorim profesional, duke u fokusuar në shpejtësi, saktësi dhe personalizim maksimal, por vjen si produkt premium me çmim të lartë. /Telegrafi/


