Schmeichel: Van Persie e bën United superior ndaj Cityt
30/08/2012
Danezi mendon se arritja e Van Persiet në Old Trafford mund ta ndihmojë kthimin e titullit në duart e Manchester United.
“Jam shumë i ngazëllyer për sezonin që kemi përpara. Dhe, për mua, nënshkrimi i Robin van Persiet është një ndryshues i vërtetë i lojës”.
“Duke sjellë Robin ne kemi treguar synimin tonë për këtë sezon – ne kemi sjellë një lojtar që çdokush e dëshiron dhe e kemi sjellë atë pasi ai mund të ofrojë një platformë fantastike për çdokënd që ka ambicie për të fituar trofe”.
“Ne kemi kaluar nga të qenit fyt për fyt me Manchester Cityn dhe tash, sipas mendimit tim, jemi përpara; skuadra jonë ka një thellësi më të madhe se çdo skuadër tjetër në ligë”, ka thënë Schmeichel. /Telegrafi/


