Samir Nasri pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare
Ish-ylli francez i Arsenalit dhe Manchester City, Samir Nasri ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli i luajtur.
Nasri ishte me Anderlecht sezonin e kaluar dhe tani është duke punuar në Francë si ekspert i futbollit.
Ai fitoi dy tituj të Ligës Premier, në sezonin 2011-12 nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe sezonin 2013-14 nën Manuel Pellegrini me Man Cityn, duke luajtur 46 herë në të gjitha garat në të dy sezonet.
Francezi gjithashtu shkëlqeu me Arsenalin dhe ishte reprezentues i rregullt i kombëtares së Francës për gati 10 vite.
Megjithatë, Nasri tashmë ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur, duke varë këpucët në gozhdë.
“Pa klub që nga viti 2020, Samir Nasri ka njoftuar pensionimin e tij në rubrikat e gazetës të së dielës, në moshën 34-vjeçare”, shkruar gazeta L’Equipe. /Telegrafi/


