Samanta nuk është e gatshme për lidhje serioze
29/07/2012
“Jam single dhe për momentin i dedikohem muzikës, pasi kam kuptuar që ende nuk jam e përgatitur për lidhje serioze”, ka pohuar ajo në emisionin Select në Top Channel.
Duke u përpjekur të shmangë pyetjet nëse për momentin është e lidhur me ndonjë djalë, këngëtarja la të kuptohej se nga historia e fundit e dashurisë ka mbetur e lënduar dhe me zemër të thyer, pasi nuk kishte qenë gati për të përballuar një lidhje intensive dhe serioze.
Ndërkaq, sa i përket karrierës, para ca ditësh Samanta ka publikuar videoklipin “All I Need” në bashkëpunim me Erin, ku shfaqet mjaft atraktive. /Telegrafi/


