Sallatë me shegë dhe fara lulëkuqe, recetë nga Lindja e Mesme
Në recetën origjinale përdoret qumështi i thartë i deles, por e kemi zëvendësuar me qumësht lope, e kemi provuar edhe me kos grek dhe ai version është perfekt
Nuk është e komplikuar të gjesh të gjithë përbërësit e nevojshëm, ndaj ja recetën më poshtë, nëse dëshironi ta provoni në kuzhinën tuaj.
Përbërësit:- 6 deri në 8 gjethe sallate te gjelbër,- 1 filxhan bajame (të papërpunuara ose të thekura lehtë),- 2 mollë,- gjysmë filxhani djathë feta- tre të katërtat e filxhanit me shegë (farat e hequra),- 1 lugë fjolla tërshëre.Për salcë:- jogurt ose kos grek (tri të katërtat e një gote të madhe ose një e gjysmë e gotave më të vogla plastike në të cilat shiten),- një lugë e vogël majonezë,- 1 deri në 2 lugë të vogla uthull,- 1 lugë gjelle lëng limoni,- 2 lugë të vogla fara lulëkuqeje (te sapogrira, të blera sipas masës në dyqane ushqimesh të shëndetshme),- nëse dëshironi që shija të jetë pak "më e butë", mund të shtoni edhe pak arrë kokosi ose sheqer të verdhë, sipas shijes suaj.Përgatitja:
Pritini mollët në kubikë, më pas në një enë të madhe përzieni sallatën e gjelbër, bajamet, fetën, kokrrat e shegës dhe fjollat e tërshërës.
Për salcë, përzieni jogurtin (ose kosin grek), majonezën, uthullën, lëngun e limonit dhe farat e lulëkuqes në një tas më të vogël.
Vendoseni salcën sipër sallatës dhe përzieni mirë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta në mënyrë që fjollat e tërshërës të thithin salcën dhe më pas shijoni këtë kombinim shijesh interesant dhe freskues.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


