Ruben Amorimit nuk po i pëlqen një veprim i tifozëve të Man United dhe u ka kërkuar të ndalojnë
Ruben Amorim i ka kërkuar tifozëve të Manchester United që të ndalojnë së bëri një gjë pasi deklaroi se nuk po i pëlqen. Ish-trajneri i Sporting Lisbonës, Amorim, ishte i zgjedhuri i Unitedit për të marrë drejtimin e klubit pas shkarkimit të Erik Ten Hag.Muajin e kaluar, 39-vjeçari mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës së tij të re dhe deri më tani ka fituar dy dhe ka barazuar një në tri ndeshjet e tij hapëse.Si rezultat i fitores me rezultat 4-0 ndaj Evertonit, ‘Djajtë e Kuq’ kanë lëvizur në pozitën e nëntë në Ligën Premier, katër pikë mbrapa zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Po, është skuadra më e mirë. Është ekipi më i mirë me të cilin jemi takuar, por testi është çdo ndeshje”.“Nëse e shikoni ndeshjen e fundit, ishte me të vërtetë e vështirë. Ishte një 4-0 por ju e shihni ndeshjen siç e shoh unë. Çdo ndeshje tani është një test pa shumë minuta për t’u stërvitur”, përfundoi ai./Telegrafi/


