Please enter at least 3 characters.

Rrahje për borxh në Prizren

2016/07/Rrahje-3.jpg

Një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren ku, sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari - pas intervistimit - me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.