Please enter at least 3 characters.

Rrahin një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari - tre të tjerë në arrati

2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Një person është arrestuar pasi i njëjti në bashkëveprim edhe me 3 të tjerë të cilët gjenden në arrati kishin sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në bashkëveprim edhe me 3 të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati, kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/