Please enter at least 3 characters.

Ronaldo pritet të shkurtojë qëndrimin e tij te Juventusi

2019/04/Ronaldo-vs-Ajax.jpg
272:"TURIN, ITALY - APRIL 16: Christiano Ronaldo of Juventus sits with his head in the hands during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Juventus and Ajax at Allianz Stadium on April 16, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo mendohet se do ta luajë edhe sezonin 2019/20 me Juventusin dhe pastaj të largohet nga klubi italian.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë mund të kërkojë të shkurtojë qëndrimin e tij në Itali pak pasi vuajti zhgënjimin e eliminimit nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, sezoni i ardhshëm i yllit portugez në Juventus mund të jetë i fundit i tij me fanellën bardhezi.

Ronaldo u dëshpërua me eliminimin nga Ajaxi (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi portugez mendohet të jetë jashtëzakonisht i zhgënjyer me eliminimin nga Ajaxi dhe kjo ka shkaktuar atë që të mendojë sërish qëndrimin e tij në Torino.

Megjithatë, Ronaldo ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me gjigantët e Serie A , por ka zëra se nëse Juventusi nuk fiton Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ai do të kërkojë largimin nga italianët. /Telegrafi/