Roma arrin marrëveshje për Nainggolan
30/06/2013
Futbollisti belg është lidhur me disa klube gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Sport Mediaset raporton se Giallorossët kanë arritur marrëveshje edhe me klubin edhe me lojtarin.
Nga shitja e 25-vjeçarit, Cagliari do të përfitojë 10 milionë euro dhe bashkëpronësinë e lojtarëve të rinj të Romës, Valerio Verre dhe Federico Viviani. /Telegrafi/


