Rogerti - finalisti i katërt në Big Brother VIP Albania, eliminohet Brikena
12/04/2026
Rogerti dhe Brikena shkuan në studio për të mësuar se kush do të ishte finalisti i katërt i Big Brother VIP Albania.
Vendimi ishte në dorën e publikut, i cili përmes votimit zgjodhi Rogertin si finalist.
Pas shpalljes së rezultatit, ai u rikthye në shtëpi, ndërsa Brikena mbeti në studio, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në garë.
Me këtë zhvillim, lista e finalistëve tashmë është plotësuar: Selina, Mateo, Miri dhe Rogerti do të jenë katër banorët që do të garojnë në finalen e madhe. /Telegrafi/


