Please enter at least 3 characters.

“Rock United Fest”, më 6 dhe 7 shtator: "403", "Elita 5" dhe 10 grupe tjera

2019/09/Hektor.jpg

Më 6 dhe 7 shtator 2019, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë do të mbahet Festivali “Rock United”.

Ky projekt që bashkon grupet dhe adhuruesit e muzikës rock nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për rock”. Qëllimi është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë zë fill që në vitet 1960.

Gjatë dy mbrëmjeve të festivalit, do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Në mbrëmjen e parë performojnë: “Purgatory”, “Gillespie”, “Vini e Veni”, “Zwada”, “The Mole Pack”, si dhe për mbyllje grupi legjendar kosovar “403”.

Në mbrëmjen e dytë performojnë: “PeterPan Quartet”, “Trampolinë”, “Këpurdhat”, “Jutbina”, “Bystander” dhe në mbyllje grupi i njohur “Elita 5”.

Biletat në Prishtinë shiten në këto lokale: “Rockuzine”, “Dit’ e Nat’”, “Deck”, “Papillon”, “Rave Travel” (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti). Në Prizren tek “Bar Aca”; Ferizaj - “Check In Bar”; Gjilan - “Te Papaku”; Mitrovicë - “Museum Pub”, Gjakovë - “Drum Bar” dhe Therandë - “Rock Hard”.