Please enter at least 3 characters.

Rikthimi i ëndrrave për Asension: Zidane më tha se do të shënoja

2020/06/MarcoAsensiovalencia.jpg
260:"MADRID, SPAIN - JUNE 18: Marco Asensio of Real Madrid CF celebrates scoring his teams second goal during the Liga match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Alfredo Di Stefano on June 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Marco Asensio iu rikthye futbollit pas afro një viti mungese. Ai nuk ka luajtur që nga korriku i kaluar kur u lëndua në ndeshjen kundër Arsenalit, ndërsa të enjten mbrëma u kthye në mënyrën më të mirë të mundshme.

Anësori spanjoll zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit duke u inkuadruar ndaj Valencia si zëvendësues në minutën e 74 në vend të Federico Valverde dhe menjëherë realizoi gol.

“Jam shumë i lumtur që iu ktheva lojës. Fitorja e skuadrës dhe shënimi i golit është ndjesi e mirë... Kanë qenë disa muaj të vështirë. Shumë emocione dhe shumë punë prapa kësaj. Benzema tregoi kontroll spektakolar në golin e tij”.

“I kemi nëntë finale para nesh dhe në ndeshjen e radhës luajmë ndaj Sociedadit. E prita pasimin dhe duhej ta përfundoja. Nuk mendova shumë, e dija që duhej të ndodhte këtë herë”, ka thënë Asensio duke shtuar se goli ishte momenti më i bukur.

“Jam i kënaqur, dua t’i falënderoj të gjithë që më kanë mbështetur, skuadrën, shërbimet mjekësore, kjo shkon për ata. Kur hyra në fushë. Zidane më tha ta kërkoja golin dhe se do të shënoja”, ka treguar futbollisti i Realit. /Telegrafi/

Marco Asensio (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)