Rikthehen fluturimet Rusi-Gjeorgji
18/08/2010
Kompania, S7, ka njoftuar se agjencia federale ruse për transportin ajror tashmë e ka marrë vendimin që të lejojë rinisjen e këtyre fluturimeve.Deri më tani lejoheshin vetëm fluturime të veçanta gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.
Fluturimet e rregullta ishin ndërprerë prej gushtit të 2008-ës kur forcat ruse okupuan një pjesë të Gjeorgjisë, kur kjo e fundit u përpoq të vë kontroll mbi dy rajonet separatiste, Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. /Telegrafi/


