Rezultatet në Komunën e Kërçovës, prinë OBRM-PDUKM-ja
19/10/2025
Komisioni Shteteror Zgjedhor (KSHZ) ka filluar me publikimin e rezultateve të para në Komunën e Kërçovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në garë për këtë komunë janë: Shkodran Alili - i pavarur, Fatmir Limani nga VLEN, Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM dhe Fatmir Dehari nga AKI.
Rezultatet me 33,11% të votave të numëruara janë:
Fatmir Dehari nga AKI: 1733
Fatmir Limani nga VLEN : 1402
Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM : 3914
Shkodran Alili - i pavarur : 1217
Përndryshe, në Komunën e Kërçovës ka 51.016votues dhe dalja deri në ora 18:30 ka qenë: 49,01% /Telegrafi/


