Reina: Messi më i kompletuar se Ronaldo
22/11/2010
“Barcelona është favorit i lehtë në ‘el Classico’ sepse luan në shtëpi dhe unë ndjej se aty do ketë shumë gola. Për mua, Blaugranët duke luajtur para 100 mijë tifozëve, janë favoritët absolutë të kësaj përballje, por është një ndeshje e cila është e vështirë për t’u parashikuar”.
“Messi dhe Ronaldo janë që të dy lojtarë të mëdhenj, por për shijen time Messi është më i kompletuar. Sidoqoftë, ky është mendimi im modest personal”, u shpreh Reina. /Telegrafi/


