Please enter at least 3 characters.

Regjistrohet prania e dhjetë rrëqebujve në Parkun Kombëtar të Mavrovës (Foto)

2018/05/Rreqebulli.jpg

Rrëqebulli ballkanik, kjo specie macesh të egra, të shpallur si në rrezik të madh për zhdukje, vazhdon të jetojë në Maqedoni.

Prania e kësaj kafshe të egër është regjistruar tash e disa vite në rajonin e Parkut Kombëtar të Mavrovës.

Këto ditë, kamerat e vëzhgimit kanë arritur që të shkrepin plot 73 fotografi të gjithsej 10 rrëqebujve, përfshi një nënë me një këlysh.

Për herë të parë, rrëqebulli u dokumentua në vitin 2008 në Maqedoni. Për më tepër, shihni foto albumin./Telegrafi/