Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen dy tërmete këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore

2017/01/tërmet.jpg

Dy tërmete me intenzitet mesatar këtë mëngjes kanë dridhur një pjesë të Maqedonisë jugperëndimore, gjegjësisht rajonin qendror të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:01, ndërsa i dyti me intenzitet më të ulët në orët tetë të mëngjesit.

Sipas të dhënave të rrjetit seizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dy tërmeteve ka qenë në rajonin mes Ohrit dhe Resnjës.

Për momentin nuk janë paraqitur dëme materiale./Telegrafi/