Regjistrohen 30 vatra zjarri në Maqedoni, 29 prej tyre janë shuar
qmk
qmk
03/08/2026
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut.
Aktualisht nuk ka zjarre aktive, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve të QMK-së, 29 zjarre janë shuar, ndërsa vetëm një është nën kontroll.
Bëhet fjalë për zjarrin mes fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, në komunën e Makedonski Brodit, ku po digjet pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët.


