Refuzon abortin,10-vjeçarja e dhunuar nga njerku
30/04/2015
Kishte shkuar në spital, sepse ankohej për dhembje barku, por pas ekzaminimit është mësuar se vajza 10-vjeçare është në javën e njëzet të shtatzënësisë, transmeton Telegrafi.
Amnesty International raporton se shtatzënësia ishte rezultat i dhunimit seksual, që i kishte bërë njerku i saj (burri i nënës).
Vajza e cila edhe më tutje po refuzon abortin, është dërguar në qendrën për gra dhe fëmijë, ku po trajtohet me gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet në spitalin e qytetit Asuncion të Paraguait, kanë thënë shkaku i presionit, fëmija mund të lindë me pasoja të mëdha për jetë. /Telegrafi


