Please enter at least 3 characters.

Reali fiton dramën ndaj Huescas

2019/03/RealHuesca-3.jpg
263:"MADRID, SPAIN - MARCH 31: Karim Benzema of Real Madrid and Yangel Herrera of Huesca clash during the La Liga match between Real Madrid CF and SD Huesca at Estadio Santiago Bernabeu on March 31, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është kthyer nga disavantazhi për të rezultuar triumfues (3-2) përballë Huescas, në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Me të filluar ndeshja, skuadra mysafire arriti të realizonte me golin e Cucho (3'), i cili u asistua nga Ezequiel Avila.

Huesca shënoi e para (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Rezultati u barazua falë insistimit nga Karim Benzema, pas goditjes të të cilit, Brahim Diaz e ktheu topin në zonë dhe aty ishte Isco për ta futur në rrjetë (25').

Shanset nuk munguan dhe vendasit arritën ta përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë. Një harkim nga Gareth Bale e priti Benzema me kokë dhe asistoi për Daniel Ceballos, i cili nuk gaboi (62').

Isco ishte njëri nga realizuesit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mbretërit patën disa raste për ta ngritur epërsinë, sidomos përmes Bale, mirëpo nuk i shfrytëzuan ato, ashtu që u ndëshkuan. Xabier Etxeita e barazoi rezultatin (74').

Dhe për ta mbyllur paraqitjen fantastike në këtë ndeshje, Karim Benzema shënoi një gol fantastik (90') që ishte edhe goli i fitores për vendasit.

Real Madridi është i treti në tabelë, me dy pikë më pak se Atletico Madridi dhe 12-të më pak se lideri Barcelona. Huesca është e fundit në renditje dhe rrezikon rënien nga liga.

Në xhiron e ardhshme, Los Blancos udhëtojnë te Valencia, kurse Huesca është nikoqir i Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x752aa8

https://www.dailymotion.com/video/x752c37

https://www.dailymotion.com/video/x752dt9