Please enter at least 3 characters.

Real Madridi ka informuar ish-legjendën e tyre të përgatitet që ta zëvendësojë Ancelottin

2024/12/carlo-1-1.jpg

Real Madridi ka arritur ta rikthejë formën e tyre më të mirë gjatë muajit të fundit dhe në rast se fitojnë ndeshjen e mbetur ndaj Valencias, ata do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës në krye të La Ligas. Sidoqoftë, shqetësimet sa i përket vazhdimësisë së Carlo Ancelottit në stol po vazhdojnë të rriten.Siç u zbulua së fundmi nga tekniku italian, pika e kthimit ka qenë biseda që ka bërë ai me lojtarët pas humbjes ndaj Milanit.Teksa u tha se Ancelotti i ftoi lojtarët në takim, mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se ishin lojtarët ata që folën më së shumtin, në veçanti Luka Modric.

Sidoqoftë, i njëjti medium bën me dije se pozita e tij është tejet në rrezik pasi drejtori sportiv Santiago Solari është informuar që të bëhet gati në rast se Real Madridi vendos ta shkarkojë Ancelottin.Kjo nuk do të ishte hera e parë që Solari bëhet opsion në një situatë kritike, pasi ai kishte zëvendësuar edhe Julen Lopeteguin në sezonin 2017/2018.Megjithatë, argjentinasi nuk qëndroi më shumë se deri në shkurt në krye të Real Madridit, pasi ‘Los Blancos’ e emëruan Zinedine Zidanen në stol për herë të dytë./Telegrafi/