Please enter at least 3 characters.

Raundi i dytë i zgjedhjeve më 9 nëntor, LVV synon fitore në 12 komuna

Më 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në disa komuna të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media, njofton se kjo parti është në balotazh në 12 komuna, transmeton Telegrafi.

"Bashkë për fitore më 9 nëntor! Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri, Rahovec, Fushë Kosovë, Obiliq, Kaçanik, Viti - Bashkë fitojmë! Në 12 komuna, me 12 kandidatë që përfaqësojnë punën, ndershmërinë dhe vizionin për zhvillim", thuhet në njoftimin e LVV-së.

Tutje, LVV ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë.

"Për një komunë më të drejtë, më të ndershme e më të mirë për të gjithë. Më 9 nëntor dalim të gjithë Bashkë, sepse Bashkë është forca jonë. Bashkë, numri është 105"./Telegrafi/