Please enter at least 3 characters.

Ramush e Anita Hardinaj priten nga Zaev në Maqedoninë e Veriut

2019/05/E040E2BD-CB38-4B05-9729-24409AD1A5E5.jpeg

Kryeministri, Ramush Haradinaj sonte gjendet në Maqedoni, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Zaev.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook vet Haradinaj se bashkë me Anitën ishin në shtëpinë e Zaevit.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.