Please enter at least 3 characters.

Ramos mund ta thyej një rekord para Messit për El Classicot

2019/02/Ramos-messi.jpg
292:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 06: Lionel Messi of FC Barcelona competes for the ball with Sergio Ramos of Real Madrid CF during the Copa del Semi Final first leg match between Barcelona and Real Madrid at Nou Camp on February 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos deri më tani ka luajtur 41 herë në El Clasico dhe është afër një numri rekord të paraqitjeve mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Rekordi aktualisht mbahet nga ish-mbrojtësi i klubit mbretëror, Manuel Sanchis, i cili është paraqitur në 43 ndeshje të një prej derbive më të mëdhenj në botë.

Para Ramosit janë edhe Francisco Gento, ish-lojtar i madrilenëve si dhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ku secili ka nga 42 ndeshje.

Futbollistët e Realit dhe Barçës në dyluftim për topin (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Interesante, Ramos do të jetë në gjendje të arrijë Sanchisin në muajin e ardhshëm sepse më 27 shkurt luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinaleve të Kupës dhe më 2 mars në kalendar është takimi në kuadër të La Ligës.

Ramos debutoi në El Clasico në vitin 2005 në një takim ku Barcelona festoi në Santiago Bernabeu pas triumfit 3-0.

Në 41 paraqitje e gjertanishme, futbollisti 32-vjeçar shënoi katër gola, por u ndëshkua me pesë kartonë të kuq.

Ndryshe, Lionel Messi është lojtari më i mirë në El Clasico, ku në 40 paraqitje shënoi 26 gola. /Telegrafi/