Please enter at least 3 characters.

Ramadani: S’ka Qeveri të re në vitin 2025

2022/06/burim-ramadani.jpg

Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i shërbimit të inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se gjatë vitit 2025 nuk do të ketë qeveri të re, duke paralajmëruar se bllokada politike aktuale mund ta çojë vendin drejt një kolapsi institucional.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka shkruar se “nga sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore, jo vetëm për zgjedhjet lokale, por edhe për ato që do të mbahen pas kolapsit të shtetit që po duan ta bëjnë”.

Ai paralajmëroi se pasojat e bllokadës mund të jenë të rënda:

“Bllokada politike po çon drejt kolapsit institucional, kolapsit financiar, dhe mund të ketë pasoja të pashlyeshme në sigurinë kombëtare!”, tha Ramadani.

Duke përshkruar situatën aktuale, ai shtoi se “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament – formula që po e rrezikon sjelljen e kolapsit”.

Sipas tij, mosfunksionimi i institucioneve dhe mungesa e konsensusit politik po e shtyjnë vendin drejt krizës më të thellë të viteve të fundit.