Please enter at least 3 characters.

Rama vizitë në Paris: Hapa konkretë për bashkëpunimin strategjik me Francën

2024/04/rama-france.jpg

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Emmanuel Macron.

Ai ka publikuar në Facebook pamjet e mbërritjes së tij, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri zbret nga avioni, ndërsa priten me një ceremoni zyrtare.

“Paris - Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vizitoi Francën, ku u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe mori premtime pozitive për sa i përket interesimit serb për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. /Telegrafi/