Please enter at least 3 characters.

Rama: Këtë javë pritet të përfundojë lidhja e rrugës “A” me rrugën “B”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të përfundoj lidhja e rrugës “A” me rrugën “B”.

Përmes një postimi në rrjetin social në Fcebook Rama, bëri të ditur se ekipet janë duke punuar në terren dhe se ky investim synon të lehtësojë qarkullimin.

Tutje thuhet se po vazhdojnë punimet edhe në vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës "A".

“Gjatë kësaj jave pritet të kryhet lidhja e Rrugës 'A' me Rrugën 'B'. Vazhdojnë punimet në vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës 'A' ", ka thënë në njoftim Rama. /Telegrafi/