Please enter at least 3 characters.

Qeveria shtyn dërgimin e demarkacionit në Kuvend

2016/07/Mbledhja-e-qeverise-29-qershor-foto-ridvan-slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, po japin edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët.

Sipas Mustafës, në këto diskutime po jepet mundësia që të vërtetohen të dhënat e opozitës që Kosova po humbë tokë në mënyrë që të mos manipulohet me ndjenja të qytetarëve.

Ai sërish ka përsëritur se Kosova nuk është duke humbur territor.