Qeveria shkarkon Bordin e KRU “Hidrodrinit”
14/08/2024
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Hidrodrini” si dhe ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë arsyet e shkarkimit të Bordit të KRU “Hidrodrini”.
Anëtarët e Bordit të shkaruar janë: Jusuf Nikqi - kryetar, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj, Driton Sylqa - Drejtorë.
Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU 'Hidrodrini'Sh.A. - Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj - kryesuese, Mirjeta Heta, Samir Lleshi dhe Noli Carrabregu - anëtarë. /Telegrafi/


