Please enter at least 3 characters.

Qeveria ruse miraton “listën e vendeve dhe territoreve jomiqësore” – publikohen emrat e tyre

2022/03/1315959-e1646652548749.jpg
322:"MOSCOW, RUSSIA - MARCH 10, 2020: A view of the House of Government on Moscow's Krasnoresnenskaya Embankment. Valery Sharifulin/TASS Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Âèä íà çäàíèå Ïðàâèòåëüñòâà ÐÔ íà Êðàñíîïðåñíåíñêîé íàáåðåæíîé. Âàëåðèé Øàðèôóëèí/ÒÀÑÑ
42:"Âàëåðèé Øàðèôóëèí/ÒÀÑÑ

Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë “veprime jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin (i konsideruar si një territor i Kinës, por udhëhequr nga administrata e tij që nga viti 1949).

Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t'i paguajnë ato në rubla. /Telegrafi/