Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare për mërgatën gjatë sezonit veror
Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për mbulimin e kostos së policës kufitare, të njohur edhe si Kartoni i gjelbër, për bashkatdhetarët që do të vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se edhe këtë vit Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për mërgatën përmes subvencionimit të policës kufitare, përcjell Telegrafi.
“Edhe këtë vit, duke filluar nga muaji korrik e tutje, u ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare, apo siç njihet Kartoni i gjelbër, për qëndrimin në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, ky propozim-vendim parasheh ndarjen buxhetore prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5, ‘Mbështetje për mërgatën’, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, deklaroi Murati. /Telegrafi/


