Qeveria jep 120,000 euro për parandalimin e gripit të derrave
30/04/2009
Në mbledhjen të mbajtur të enjten, Qeveria miratoi sot Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2010-2012, e cila – siç theksoi kryeministri Hashim Thaçi -
është përgatitur në përputhje me agjendën dhe bazën ligjore të funksionimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky dokument është përgatitur në diskutim dhe konsulta të vazhdueshme me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa kanë marrë pjesë në mënyrë aktive edhe ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi. /Telegrafi/


