Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Bjellorusisë me fushatë dezinformimi kundër anëtarëve të NATO-s, e përfshirë dhe Rusia

2016/01/lukashenko-putinit-tashm-euml-je-diktator-m-euml-i-madh-se-un-euml_hd.jpg

Hulumtues amerikanë të sigurisë kibernetike, kanë thënë të kenë zbuluar të dhëna se Qeveria e Bjellorusisë është e lidhur me një fushatë të dezinformimit kundër anëtarëve të NATO-s nga Evropa Lindore.

Hulumtuesit e kompanisë Mandiant, kanë thënë se fushata ka pasur synim të vjedhë informacione nga grupi i hakerëve UNC1151, i lidhur me Qeverinë bjelloruse.

Bashkimi Evropian ka thënë paraprakisht se dyshon për përfshirjen e Rusisë në këtë fushatë. Mirëpo, Mandiant ka thënë se nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë të Rusisë, ndonëse nuk përjashtohet diçka e tillë.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, pati nisur të hetojë sulmet kibernetike që shënjestrojnë politikanë dhe Ministria e Jashtme pati fajësuar Moskën.

Zyrtarët rusë zakonisht kundërshtojnë akuzat për përfshirje në hakime apo aktivitete për dezinformim. Shënjestrat kryesore të fushatës së dezinformimit kanë qenë vendet anëtare të NATO-s si Polonia, Lituania dhe Letonia. Ukraina ka qenë po ashtu e përfshirë në sulme.

Të shënjestruara kanë qenë edhe mediet lokale dhe kundërshtarë të liderit autoritar të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, edhe para zgjedhjeve të vitit 2020. /Telegrafi/