Publikohet momenti i shpërthimit – pesë të vdekur, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë nga sulmi me raketa ruse në Chernihiv të Ukrainës
Pesë persona janë vrarë dhe të paktën 37 persona janë plagosur në një sulm me raketa ruse në Chernihiv, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë.
Një teatër dhe një universitet janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmit, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1692835099320971630?s=20
“Si rezultat i goditjes së raketave ruse, dhoma e teatrit të dramës u shemb, pasuar nga një zjarr”.
Guvernatori i qytetit verior tha se qendra u godit nga një raketë balistike.
Ndërkohë, Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të re që ai pretendon se tregon momentin e sulmit me raketa në qendër të Chernihiv. /Telegrafi/


