Publikohen emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës që kanë lidhje me politikën
Emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka prezantuar emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.
Kjo listë sipas moderatorit Ermal Panduri është dërguar nga burime të mirë informuara brenda diplomacisë kosovare.
Lista e prezantuar në emisionin "Debat Plus" në RTV DukagjiniPrindon Sadriu – burri i Vjosa OsmanitAsdren Gashi – vëllai i Arben GashitGramos Begolli – vëllai i Gent BegollitLiridon Sadrija, Festim, Lushtaku, Suzan Novoberdaliu AKRLaureta Berisha – mbesa e Enver HoxhajtRon Kryeziu – djali i Vlora DumoshitTefta Kelmendi – çika e Migjen KelmenditEnver Buqaj – ish-këshilltar i Enver HoxhajtShota Bujar BukoshiIlir Berisha – shoferi i Enver HoxhajtBubulina Krasniqi – motra e Memli KrasniqitFloreta Kabashi – mbesa e Xhavit HalititFatmire Musliu – PDK, Ganimete MusliuVisar Cela, PDK – bagjanaku i Nait HasanitRudina Bukoshi, LDK – çika e vëllaut Bujar BukoshitLiridona Hertica, gruaja e vëllait të Sokol HavollitZana Rugova, çika e Haki Rugovës LDKValbona Rrecaj në Zvicër, PDK + burri i punon në MPJDBekim Misini, LDK – ish asambleist në PrishtinëSherife Shala, PDK – Ferat ShalaMirjeta Behluli, PDK – Ish-sekretare e Enver HoxhajtDrilon Zogaj, LDK – djali i Skedner ZogajtGezim Kasapolli, PDK – ish-zv/ministër i IntegrimeveHalim Krasniqi – Vëllai i sekretarit Fitim Krasniqi që punon në Zyrën e KryeministritRamadan Avdiu, PDK – konsull i përgjithshëm në GjenevëAgim Krasniqi, LDK – konsull në Strugë, Burri i Selvete Gërxhaliut – anëtare në Gjykatën KushtetueseDonat Syla, RTK – konsull në TorontoMimoza Ahmetaj, PDK- ish ministreZana Berisha- Ish asistente e Atifete JahjagësArjan Kashtanjeva, PDK – njeri i Elmi ReçicësFaket Kajtazi, PDK dega VushtrriFitor Murati, vëllai i Valon Muratit që ka qenë ish ministërLulzim Pllana, PDK – ish këshilltar i Enver Hoxhat, tash ambasador në AustriHaxhi Bajraktari, PDK –dhëndrri i Luljeta VuniqitAdem Sallauka, PDKBlerim Xhemajli, PDK-ish kandidatë për kryetar komune në SuharekëXhelal Gega – depoist në MPJ, Enver Hoxhaj e gradon dhe e dërgon në misionAgron Smakiqi, PDK – Djali i Bashkim SmakiqitFitim Gllareva, LDK –diplomat ende aktiv në zyrat e LDK-sëRamadan Gashi, LDK – përfaqësues i tyre në shtetet e BENELUXIlfete Çeku, motra e Agim Çekut
Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte kërkuar nga MPJD që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake.
Së fundmi është riaktualizuar debati për emërimet në diplomaci pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte shkarkuar katër konsuj të Kosovës./Telegrafi/


