Please enter at least 3 characters.

PSG nis bisedimet me Conten

2018/03/Antonio-Conte-2.jpg
141:" during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain.
15:"Shaun Botterill

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain nëpërmjet përfaqësuesve të tij, raporton Observer.

Sipas raportit të sotëm, Conte është kontaktuar nga pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

E gjitha kjo vjen për të zëvendësuar Unai Emeryn për sezonin e ardhshëm, pasi spanjolli nuk ka mbushur pritshmëritë e klubit.

Ka disa kandidatë të tjerë, duke përfshirë edhe trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri - i cili u emërua si një kandidat i fortë nga Le Parisien - Diego Simeone i Atletico Madridit dhe Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspur.

Conte pritet të largohet në verë nga Chelsea (Getty Images)

Conte nuk e ka fshehur kurrë irritimin e tij ndaj strategjisë së transferimeve të Chelseat, duke thënë në mënyrë të përsëritur në publik se skuadra e tij ishte shumë e kufizuar për disa gara dhe ai nuk mori lojtarët që ai kërkoi.

PSG në anën tjetër nuk i ka problem shpenzimet e tyre dhe e ka bërë të qartë ambicien e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, ose të paktën përparimin përtej raundit të 16-të.

Sipas gazetës The Observer, qasja e Paris Saint-Germain në Conte është aktualisht informale dhe ai thjesht po intervistohet.

Conte gjithashtu mbetet një nga kandidatët kryesor për të marrë përsipër punën e Italisë, një rol që ai mbajti nga 2014 në 2016 para se të transferohej në Chelsea. /Telegrafi/