Please enter at least 3 characters.

PSG futet në garë për yllin e madh të Juventusit

Paris Saint-Germain po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Khephren Thuram, gjatë afatit kalimtar veror, raportojnë mediat italiane.

Sipas La Gazzetta dello Sport, emri i francezit është përmendur gjatë bisedimeve mes Juventusit dhe PSG-së për transferimin e sulmuesit Randal Kolo Muani.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të dëgjojë oferta për Thuram, pasi synon të balancojë financat e klubit dhe të sigurojë fonde për afrimet e reja në afatin kalimtar.

Megjithëse për 24-vjeçarin ka interesim edhe nga klube të Ligës Premier, lojtari thuhet se preferon një rikthim në Ligue 1 dhe e sheh PSG-në si destinacionin ideal për të vazhduar zhvillimin e karrierës së tij.

Nëse transferimi realizohet, Thuram do të përballej me konkurrencë të fortë në repartin e mesfushës, ku aktualisht aktivizohen emra si Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz, Desire Doue dhe Warren Zaire-Emery.

Khephren Thuram iu bashkua Juventusit nga Nice dhe ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës torineze, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. /Telegrafi/