Pse veturat e vjetra elektrike kanë më shumë avari sesa ato me benzinë dhe naftë?!
Automjetet elektrike kanë dukshëm më shumë defekte sesa automjetet me karburante fosile gjatë kontrollit teknik. Këtë e konfirmojnë statistikat e fundit të Administratës Norvegjeze të Rrugëve Publike.
Veçanërisht automjetet elektrike më të vjetra kanë vështirësi të kalojnë kontrollin teknik. Në vitin 2025, 30 për qind e automjeteve elektrike 10-vjeçare nuk e kaluan kontrollin për shkak të problemeve me boshtet, gomat dhe sistemin e amortizimit.
Në krahasim, vetëm 16 për qind e automjeteve me karburante fosile të së njëjtës moshë nuk e kaluan kontrollin.
Automjetet elektrike kanë gjithashtu probleme më serioze me dritat, fenerët dhe pajisjet e tjera elektrike. 22 për qind e automjeteve elektrike 10-vjeçare nuk u miratuan për shkak të problemeve në këto pjesë, krahasuar me 14 për qind të automjeteve me benzinë dhe naftë.
Administrata Norvegjeze e Rrugëve Publike dyshon se shumë pronarë të automjeteve elektrike neglizhojnë mirëmbajtjen e rregullt.
Meqë veturat elektrike nuk kanë nevojë për ndërrime të rregullta të vajit, pronarët mund të tundohen të shmangin servisin. Si pasojë, defektet mund të mos zbulohen deri në momentin e kontrollit teknik. /Telegrafi/


