Pronarja e maces 14 kilogramëshe, kontaktohet për rekord Guiness (Foto)
13:"ChannelOneWeb
17/05/2017
Një mace shtëpiake në Australi shumë shpejt mund të thyej rekordin Guiness pasi mendohet të jetë më e gjata në botë. Ajo është sa tre mace normale.
Omar peshon 14 kg dhe i përket rracës ‘Maine coon’, e cila njihet për madhësinë e tyre.
Fotot e maces u bënë virale pas një postimi të pronares, Stephy Hirst në rrjetin social Instagram, transmeton oranews.
Më pas ajo u kontaktua nga Libri i Rekordeve Guiness, të cilët sugjeruan se macja e saj mund të ishte më e gjata në të gjithë botën.


