Please enter at least 3 characters.

Prokuroria: Nesër priten rezultatet e analizave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit

2022/03/uji-pijshem.jpg

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit njoftoi se është në koordinim të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik, ku me urdhër të prokurorit publik po kryhen analiza dhe ekzaminime të cilësisë së mostrave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rezultatet e analizave pritet të jenë gati nesër, pas së cilave do të përcaktohet rrjedha e mëtejshme e procedurës.

“Sipas njoftimeve, rezultatet duhet t’i dorëzohen Prokurorisë kompetente gjatë ditës së nesërme, pas së cilës do të merret vendim për hapat e mëtejshëm proceduralë. Për rezultatet dhe veprimet e ardhshme, opinioni do të informohet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit publik, lokacioni në Vrutok vazhdon të mbetet i siguruar, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.