Pritet konfirmimi i vrasjes së Noordin Top në Indonezi
08/08/2009
Por një zyrtar në Xhakarta citohet të ketë thënë se ai është vrarë, ndërkohë që policia bastisi një vend ku strehohej i shumëkërkuari në qendër të ishullit Java.
Nordin, një udhëheqës i lindur në Malajzi i organizatës rajonale të lidhur me Al Qaedan, Jemaah Islamiyah, besohet se ka formuar së fundmi krahun e tij militant.
Ai dyshohet se është i përfshirë në çdo sulm të madh islamik në tokën indoneziane në shtatë vitet e fundit, përfshi edhe vënien e bombave në Bali dhe ndaj dy hoteleve në Xhakarta muajin e fundit. /bbc/


