Prishtina luan në ‘Elbasan Arena’ ndaj Folgore në eliminatoret e Ligës së Kampionëve
Kampioni i Kosovës, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Folgore do ta luajë në Elbasan.
Prishtina do të takohet me Folgoren në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00 më 22 qershor.
Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit prishtinas, pasi më parë mendohej se ndeshjet do të luheshin në Ishujt Faroe.
Detaje se kush është Folgore, kundërshtari i Prishtinës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës Prishtina me Folgoren luan në ElbasanNdryshon vendi i turniritPrishtinë, 9 qershor 2021 – Turniri i raundit preliminar i UEFA Champions League do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.Prishtina dhe Folgore do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00.Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës.Lajmin shumë shpejtë pritet të konfirmojë edhe UEFA./Telegrafi/


